Festivali ‘N’Dri’ në Lezhë rikthen sportet ujore në Drin! Dhjetëra fëmijë e të rinj marrin pjesë

21 Qershor 2023, 17:28| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 17:40

  • Share

Me qëllim promovimin e sporteve ujore u organizua në Lezhë festivali “N’Dri”. Dhjetëra fëmije e të rinj shijuan tingujt e muzikës dhe morën pjesë në garën me kajak.

“Ky projekt kishte qëllim jo vetëm të rivitalizojë dhe të sjellë sportet ujore si një stil ndryshe jetese për komunitetin e Lezhës por edhe për të qenë një këmbanë alarmi për institucionet e qeverisjes vendore dhe qëndrore se sa e rëndësishme është që ata të vendosin dorë dhe të fillojnë ta marrin më seriozisht punë e pastrimit të lumit Drin, si një mundësi shumë e mirë për t’ua sjellë qytetarëve ashtu sic e meritojnë të pastër, të bukur dhe sa më argëtues”- u shpreh aktivistja Vasilika Laska.

“Projekti “vozisim në Drin” është një nga zgjedhjet që komisionini vlerësimit e e ka përshtatur me projektet e Bashkisë.  Synimi i Bashkisë , është ta zgjidhë ngërçin e qarkullimit të Lumit Drin. Kemi lajme të mira që është bërë një studim për ta vënë në lëvizje këtë mekanizëm që lumi Drin të kthehet i lundrueshëm” tha Elson Frroku drejtori i integrimit evropian në Bashkin e Lezhës.

Kajakët kanë nisur të jenë prezent në Lumin Drin prej disa vitesh, duke u përdorur në aktivitete të ndryshme me fokus rigjallërimin e këtij lumi i cili kalon përmes qytetit të Lezhës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?