Ato sjellin në Përmet traditën më të mirë të gatimit dhe produkte artizanale të zonës në atë që njihet si Festivali i Gjysheve.
Gjyshe përmetare, por edhe gjyshe nga Vlora e nga Kosova kanë qenë këtë vit pjesë e festivalit, i vetmi kushtuar gjysheve në Evropë.
“Jam Aida. Jam gjyshe nga Kosova, përkatësisht nga qyteti i Mitrovicës. Këtu jam për herë të parë në këtë panair. Marr pjesë me punimet e mia artizanale."
“Janë disa produkte tipike, që ia ofrojmë si vizitorëve vendas dhe të huaj. Janë të tëra artizanale, jo për treg të gjerë, si uthulla e mjaltit, likeri i thanës, liker me arrë, propolis, produktet e bletës. Nuk është hera e parë që marr pjesë në këtë panair."
“Ne jemi këtu, përpunojmë qumështin tonë. Prodhimet tona janë kaçkavall, djathë deleje, salcë, gjalp dhe gjizë.”
“Ecim sipas traditës. Byrek me lakra, byrek me mish, që i themi mesnik, byrek me spinaq, byrek me hithra, byrek me fasule, byrek me lëpjeta të egra të malit, qumështor që e kemi traditë.”
“Kemi gatuar reshedi dhe byrek me lakra.”
Organizatorët e Festës së Gjysheve, shprehen se qëllimi i këtyre tre ditëve, veç të tjerave, është rigjallërimi i zonave të tjera të Shqipërisë, përveç Tiranës, që është metropoli i vendit. Aktiviteti ka mbledhur mijëra turistë vendas dhe të huaj, ndërkohë që “Nona” synon të shndërrohet në festivalin e gjysheve evropiane, gjë për të cilën nevojiten fonde.
“Nuk është vetëm festivali i gjysheve. Është një festival që do të tregojë që edhe jashtë Tiranës, në provinca të vogla ka jetë, organizohen evente kulturore, ka turizëm, funsksionon ekonomia lokale. Njëherë në vit ne jemi kryeqyteti i gjysheve shqiptare. Shumë shpejt do të kemi gjyshe artiste nga vende të ndryshme, fillimisht nga vendet mesdhetare",- shprehet Bledi Mani, Organizator i "Nona".
Festivali “Nona” shënon këtë vit edicionin e tij të pestë, ndaj dhe grupmosha e përfshirë dhe shtrirja e tij gjeografike është më e gjerë.
Komente

Organizim perfekt u kenaqem shume.
PërgjigjuKēto ushqime të gatuara në shtëpi,dhe të ekspozuara në diell,ku në përbërje kan qumësht,vezë e etj ,nuk jan të rrezikshme për shēndetin e njërzëve?
PërgjigjuJo se ato nena duararta dilnin ne darke ku dielli kishte rene.Qene aq te shijshme i hengrem me qejf e sna gjeti gje.