Edicioni i 26-të i këtij festivali u mbajt për tre dite me radhë në qendër të qytetit të Peshkopisë. Festivali Oda Dibrane mbledh dhe promovon vlerat folklorike, ku marrin pjesë grupe nga të gjitha trevat shqip folëse. Për nga rëndësia, renditet i dyti në vend pa festivalit të Gjirokastrës.
"Oda" në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut dhe ka shërbyer ndër vite si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike e lirike.
Specialistë të folklorit shprehen se ky festival ka vlera të jashtëzakonshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Dekani i fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, Senad Abduli vlerëson kostumografinë veshjet dhe pjesëmarrjen e të rinjve.
Festivali u mbajt vetëm në qytetin e Peshkopisë, ndërsa u ndalua në Dibrën e Madhe, për shkak të masave shtrënguese që aplikon shteti fqinj.
Në këtë edicion morën pjesë 7 grupe me 150 artistë, ku u ndanë dhe çmime.
ÇMIMET E FESTIVALIT
"Instrumentisti më i mirë", Vendim Kapaj, i ansamblit "Labëria"
"Grupi më i kompletuar i Odës Dibrane" vlerësohet Grupi i Librazhdit
Ansambli "Shote Galica" Drenas vlerësohet "Orkestra më e mirë"
Ansambli "Xheladin Zeqiri", Tetovë merr çmimin e publikut dibran
Ansambli "Lidhja e Prizrenit" vlerësohet si "Vallja më e mirë"
Grupi artistik "Karshiaka" merr çmimin "Rapsodia më të mirë"
Ansambli "Lura" merr çmimin "Hazis Ndreu"