Festivali tek Liqeni

Festivali tek Liqeni/ Jazz ‘Nyou’ u dedikohet dashurive speciale

6 Qershor 2018, 18:30| Përditesimi: 6 Qershor 2018, 18:33

  • Share

Vetëm pak ditë nga promovimi i tij, Teatri tek Liqeni ka nisur të gjallërohet nga jeta  artistike. Sot në mbrëmje do të nis festivali Jazz “Nyou” dhe do të vijojnë edhe dy mbrëmje në datat 7 dhe 8 qershor. I mbështetur nga Ministria e Kulturës, festivali do të vijojë me pjesëmarrjen e kuartetit Ivan Ivanov, Marko Markovic, Dina Busic, Human Touch, Nesim Maxhuni, ZJM Big Band në amfiteatrin e liqenit. 

Çdo mbrëmje muzikore do të paraprihet nga paradite të dedikuara të artisteve të rinj të Liceut Artistik të kryeqytetit etj, si edhe me aktivitete fëmijësh për socializmin e fëmijëve me aftësi të veçanta të sindromës Down. 

Kjo nismë do të vijojë përmes kulturës me të tjera nisma të cilat kontribuojnë në aftësimin e fëmijëve me sindromën Down dhe Autikë. Në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kukullave, si dhe Cirkun Kombëtar do të realizojnë programe artistike sipas profileve të tyre, institucionale. Ky venet duke nisur që nga mbrëmë ka bërë bashkë muzikantë e sipërmarrës, njerëz të apasionuar pas jetës me ritëm dhe aktivitet. “Për një fillim vere ndryshe, “N You”, ju pret në një festë të vërtetë në kryeqytet në Teatrin e Liqenit”, shprehen organizatorët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?