Sociale
Kultura

UNUM ‘ndez’ Shëngjinin, mijëra të rinj nga e gjithë bota marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike

7 Qershor, 10:22| Përditesimi: 7 Qershor, 16:33

  • Share

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM ka çelur edicionin e tij të gjashtë në bregdetin e Shëngjinit, duke mbledhur mijëra të rinj nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Ky event unik, i cili do të zgjasë për pesë ditë me radhë, e ka kthyer zonën e Ranës së Hedhur në një qendër të muzikës dhe argëtimit.

Mbi 70 artistë me famë botërore luajnë muzikë elektronike përgjatë 24 orëve, në tri skena të ndryshme të vendosura në bregdet, duke sjellë një atmosfere elektizuese dhe përvojë unike për të gjithë pjesëmarrësit.

Ky event po i përmbush në maksimum pritshmëritë e të pranishmeve, të cilët shprehen të mahnitur me organizimin dhe bukuritë natyrore të Shëngjinit.

"Unë vi nga Gjermania dhe marr pjesë për herë të tretë në festivalin UNUM këtu në Shëngjin.Eshtë në event i mrekullueshëm dhe po kalojmë shumë mire.Natyra këtu në pëlqen shumë dhe mbi të gjitha atmosfera që krijohet nga muzika.Eshtë diçka e mrekullueshmë që ja vlen të vish dhe të marrësh pjesë në këtë festival", u shpreh një turist gjerman.

Të tjerë e përshkrojnë atmosferën si unike.  

"Unë vi për herë të parë dhe ky event është super. Atmosfera e krijuar këtu është unike dhe po e kalojmë shumë mirë. Krahas muzikës, po shijojmë dhe bukuritë natyrore që të ofron kjo zonë, turistike", theksoi një turiste.

"Unë vi nga Dubai dhe është hera e parë që marrë pjesë në këtë festival. Gjithçka është perfekt, duke nisuar nga deti, mali dhe organizimi që po bëhet. Muzika na pëlqen shumë dhe është krijuar nja atmosfere unike, përgjatë 24 orëve. Me pak fjalë është një super organizim që po bëhet, duke në dhënë mundësi që të argëtohemi në mënyren më të mirë”, shprehet një turiste tjetër që vjen nga Dubai.

Një tjetër tregon se si po i kalon pushimet në Shëngjin.

"Gjithçka është prefekte dhe po kalojmë shumë mirë këtu në Shëngjin. Është një zonë e mrekullueshme dhe një organizim perfekt, që ja vlen të jesh këtu për të kaluar disa ditë ndryshe, pasi atmosfera është super", thotë një tjetër turist.

"Jam këtu prej dy ditësh dhe po kalojmë shumë mirë. Po bëjmë plazh dhe po shijojmë këtë organizim përfekt, këtu në Shëngjin. Atmosfera që është krijuar është e papërshkrueshme dhe vërtet ja vlen të marrësh pjesë në një event të tillë", tha një turiste.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM ka startuar të enjten e 5 qershorit dhe do të vijojë deri ditën e martë, duke i dhënë gjallëri Shëngjinit në nisje të sezonit turistik.Ndërkohë për mbarëvajtjen e aktivitetit janë angazhuar struktura të shumta policore, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë së pjesëmarrësve dhe disiplimin e lëvizjes së automjeteve.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?