Kultura

Festivali ‘Za Fest’ dhuron emocione në natën e dytë në kalanë e Rozafës! Performancë edhe nga grupi i njohur ‘Rednex’

26 Korrik, 15:47| Përditesimi: 26 Korrik, 16:11

  • Share

Shkodër- Pas Muzeut Historik, ishte kalaja “Rozafa” ajo që mirëpriti natën e dytë të “Za Fest”.

Emocionet, ritmi dhe energjia artistike u ndërthurën në një mbrëmje që krijoi një përjetim të veçantë nga artdashësit.

Ideatori i festivalit, Vlashent Sata, ndau emocionet dhe qëllimin e këtij aktiviteti që mbështetet nga Bashkia Shkodër dhe partnerë të tjerë.

Ai u shpreh i lumtur që ky edicion artistik u mirëprit në kala dhe nga performanca muzikore.

Nata e dytë u pasurua nga performanca mbresëlënëse të artistëve Armend Rexhepagiqi, Sahati, si dhe grupit të njohur ndërkombëtar Rednex, që elektrizuan skenën dhe publikun me këngët e tyre.

Qytetarët e shumtë të pranishëm ndanë entuziazmin për atmosferën e veçantë që krijon “Za Fest”.

Ata thanë se evente të tilla janë të mirëpritura gjithmonë dhe nxitën që të zhvilloheshin sa më shumë në këtë qytet të traditave kulturore dhe artistike.

Festivali vijon me natën e tretë, e cila është edhe nata përmbyllëse, sërish në kalanë “Rozafa”, ku priten të ngjiten në skenë artistë të tjerë, duke e kthyer Shkodrën në një qendër të kulturës dhe muzikës bashkëkohore.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ervin: 26/07/2025 21:54

    Bravo, Vlashent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?