Festohet 70-vjetori i teatrit në Durrës, tri breza artistësh bëhen bashkë

12 Janar 2023, 18:46| Përditesimi: 12 Janar 2023, 20:06

  • Share

Teatri “Aleksandër Moisiu” shënoi datëlindjen e 70-të… Nga vënia e parë skenike e komedisë “Vajza nga fshati”  me regji të Pandi Stillut, në festën e të mërkurës, tri breza artistësh të pranishëm, rrëfejnë vijimësinë e traditës, edhe përmes pjesëve të përzgjedhura.

Prej viteve’50 kur një grusht artistësh rrekeshin të bënin teatër, në trupën e parë prej 14 aktorësh, janë një sërë emrash që lanë gjurmë të bardha në teatrin vendas, por edhe në kinematografi.

Nga Marta Burda e Filika Dimo, tek emra si Adelina Muça … Artistë si çifti Meropi dhe Nikolin Xhoja, Mario Ashiku, Guljem Radoja, Mirush Kabashi e deri te emra si Hervin Çuli… Në cermoninë gala shumë mungojnë, por Driada Dervishi e ka jetësuar kontributin e tyre në një dokumentar të përgatitur me Julian Shytin.

“Aleksandër Moisiu” mbetet një nga teatrot më konkurrues në vend, për nivelin e aktorëve e cilësinë artistike, por i ftohti i këtij janari në ambientet e tij, është një tregues për domosdoshmërinë e një investimi në infrastrukturë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?