Festohet 80- vjetori i çlirimit të Lushnjës, homazhe dhe kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve

18 Tetor, 18:47| Përditesimi: 18 Tetor, 18:56

  • Share

Jubilari i vitit të 80 të çlirimit të qytetit të Lushnjes mblodhi në varrezat e dëshmorëve të qytetit veteranë, pasues të familjeve të dëshmorëve nxënës shkollash dhe banorë nga e gjithë Myzeqeja.

Këtij aktiviteti i parapriu një koncert festiv nga grupi i baletit krahafluturat.

Deputeti i PS i Lushnjes Bujar Çela në fjalën e tij përshëndetëse është shprehur se politika vazhdimisht ka trazuar gjatë gjithë kohërave.

‘Jemi ndër qyttetet që jemi çliruar të fundit sepse djemtë tanë ishin në të shpërndarë në të gjithë vendin. Vendi ynë ëshë drejt BE dhe ata që ranë e kishin ëndërr Shqipërinë si e gjithë Europa. Kudo politika trazon, por populli i Lushnjes ka ditur që të rrijë në thëmel, në qëndër të asaj që ka mundësuar këtë ditë si kjo”, tha ai.

Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa përshëndeti të pranishmit duke kujtuar veprën e të rënëve për liri.

“80 vite më parë Lushnja jonë u zgjua e lirë. Kjo ditë është ditë simboli që mbartë me vete sakrifica, ëndrra dhe dëshira të brezave që me pushkë me penë luftuan kundër robërisë për liri”, tha ajo.

Në këtë 80 vjetor, në Lushnje binte në sy mungesa e përfaqësuesve të Partisë Socialiste nga qëndra si dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?