Kremtohet shpallja e Pavarësisë në rrethe, pushteti vendor feston i ndarë, demokratët festojnë edhe 'Çlirimin'

28 Nëntor 2020, 15:56| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 16:21

  • Share

Në të gjithë Shqipërinë është përkujtuar sot 108-vjetori i Pavarësisë. Në rrethe është vënë re që politika i ka ndarë festimet.

Është përkujtuar 28 Nëntori në memorialin e “Dëshmorëve të Kombit” në Berat.  Drejtues vendorë, historianë, familjarë të firmëtarëve të aktit të Pavarësisë dhe qytetarë ishin të pranishëm në ceremoni.

Politika ishte e ndarë edhe në Berat, ku përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera opozitare,i zhvilluan homazhet 30 minuta pasi ishin larguar pushtetarët.

Në Durrës, bashkia nuk kreu asnjë aktivitet me rastin e 28 Nëntorit për shkak të pandemisë.

Ndërsa të shumtë ishin qytetarët që nga Shqipëria dhe Kosova që kanë zgjedhur të kalojnë ditët e pushimit në qytetin bregdetar.

Pavarësisht se mungonte atmosfera festive kafene e zonës së plazhit ishin plot këtë të shtunë.

Në Elbasan homazhet  u kryen pranë bustit të Aqif Pashës dhe Lef Nosit, fillimisht nga përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkisë.

Ndërsa pas një ore vendosen tufa me lule opozitarët e Elbasanit.

Edhe në Lezhë u kremtua këtë të shtunë 108-vjetori i shpalljes së pavarësisë. Me pjesëmarrje të kufizuar,  pranë obeliskut të Besëlidhjes u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritete lokale. Gjatë ceremonisë policia u angazhua për të ndaluar grumbullimet në qender të qytetit.

Në sheshin "Europa Plazza" kryebashkiaku i Fierit dhe deputetët e PS-së morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit.  Ndërsa demokratët e Fierit kremtuan Pavarësinë dhe Ditën e Çlirimit.

Një paradë me kuaj dhe makina të Discover Jeep Albania krijoi një atmosfere të këndshme në këto ditë festash, ndryshe nga vitet e tjera.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kodoshet: 28/11/2020 17:13

    Politikanet shqiptare nuk perkujtojne asnjehere festat kombetare por bejne nje ritual fallco sa per te kaluar rradhen, demagoge dhe aktore te persosur qe luajne rolin me te shpifur ndaj popullit, ne fakt feste kane kur shohin parane e vjedhur te fshehur dhe grabitjen e pasurise kemobetare. Nuk duhen publikuar ne asnje rast manifestimet qe bejne politikanet neper ditet e shenuara te kombit shqiptar, keta duhen abaondonuar nga cdo TV

    Përgjigju
  • Ardi: 28/11/2020 16:15

    Hajde robt ku ti keni që dhe në ditë festash kombëtare jeni të ndarë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?