Reshat Arbana

Kultura

Festoi dje 85 vite jetë, Arbana emocionon me mesazhin: Nesër do pajtohemi e do pimë një gotë raki! Pishmanllëku më i madh, që s'pashë asnjëherë demokracinë

16 Shtator, 16:00| Përditesimi: 16 Shtator, 16:21

  • Share

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Reshat Arbana ka gëzuar ditën e djeshme plot 85 vite jetë. I rrethuar nga miq, kolegë, të afërm e familjarë, artisti i popullit ka ndarë me ta dhe jo vetëm, një mesazh jete, emocionues e domethënës për çdo kënd.

Reshat Arbana kërkon të jetojmë vetëm të tashmen, të shijojmë e gëzojmë njëri-tjetrin e mos të shqetësohemi për të ardhmen.

“Jeta qenka si tre ditët, e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja. Të djeshmen e kaluam me të mirat dhe të këqijat e saj. Sot, Fuqiploti na dha mundësi të gëzojmë një ditë tjetër. E nesërmja… nuk dihet. Nuk dihet dhe nuk e ka në dorë askush nga ne. Sot, mund të jetë dita e fundit që shohim miqtë dhe shokët, prandaj le ta bëjmë sot atë që duhet të bëjmë, mos ta lemë për nesër, të kërkojmë një të falur, të themi sa më shumë falenderime dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin. Të flasim gjëra të bukura, ta duam, ta dashurojmë njëri-tjetrin. Do zihemi ndonjëherë, por do pajtohemi nesër, do pimë një gotë raki…”

Pengu më madh i aktorit apo ‘pishmanllëk’ siç ai e ka cilësuar, është që nuk ka në Shqipëri asnjëherë demokraci.

“Ky ishte stacioni im i 85-të. Unë nuk di në arrij dot ndonjë stacion tjetër, po në iksha nga kjo botë, koka do të mbetet pas dhe në zemër do të kem pishmanllëkun e madh dhe dëshirën e madhe të shoh në këtë Shqipërinë time të dashur demokracinë e vërtetë.

Ta duam më shumë njëri-tjetrin, të mos luftojmë njëri-tjetrin, të mos kacafytemi, mos të vritemi, mos të shahemi, se kjo Shqipëri e bukur po na lihet e bukur, por kam frikë se një ditë… uroj nuk ndodh gjë. Jeta është e shkurtër, lum ai që e kaloi me gojë të ëmbël dhe zemër të bardhë”, tha Reshat Arbana.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sami: 18/09/2025 13:45

    Reshat Arbana ka qenë,është dhe do të mbetet për gjithmonë ikona e artit mbarë kombëtar Shqipëtar!

    Përgjigju
  • Flamur Struga: 18/09/2025 13:30

    Aktori i Pooullit Reshat Arbana,ka futur vetvehten ne figurat me eminente te kombit tone.Kjo fale karakterit ,pregaditjes si Njeri ,Te gjitha filmat e keti kolosi te kinematografise shqiptare,na kane rritur ne brezin tim(34vjec)edhe pasardhesit tane kane nderin te shohin kete aktor me vlera te larta boterore.E dua,e duam te na jete i gjalle me mendje energji rinore.Jete te gjate Artisti i popullit tone...

    Përgjigju
  • Lefter: 17/09/2025 21:34

    Nje aktor I madh kur ai reciting poezi te ben ta duash me shume SHQIPERINE TE RRENQETHET MISHI...........

    Përgjigju
  • Valbon Gashi - Bujanoci.: 17/09/2025 20:52

    Urojm te ket shëndet dhe ju plotsofshin dëshirat të madhit artist i popullit Shqiptar an e mban. Sa të lumtur e krenar jemi edhe ne shqipëtarët e Luginës së Preshevës me të madhin Arbana.

    Përgjigju
  • Lutfi: 17/09/2025 16:03

    Shume urime dhe jete te gjate me permbushje te deshirave qe jane te gjith njerezve me zemer te madhe dhe shpirt te paster.

    Përgjigju
  • Komision: 17/09/2025 12:45

    te rujt zoti o i madhi RESHAT ARBANA jemi rritur me artin tend te bukur si vete shpirti yt pac vetem vite te bukura.

    Përgjigju
  • Arenc: 17/09/2025 09:32

    Te ecesh mes njerezve e te mbetesh njeri e ka emrin Reshat Arbana

    Përgjigju
    • Artani: 17/09/2025 10:14

      Shume e sakte!

  • five company: 16/09/2025 20:19

    I uroj z. Reshat Arbana, vite te lumtura dhe jehona e zerit te tij te mos rresht ne percjelljen e vargjeve dhe poemave me theksin qe te ben te mendohesh se pikerisht kjo eshte fillesa. Fillesa qe brezat e rinj te kuptojne, qe gezimi i prinderve dhe shoqerise mos te hete dhimbja e tyre;e nje brezi qe te respektoje traditen dhe kulturen. Ti transmetoje ketij brezi te ri qe dhimbja e tyre asnjehere nuk do kaloje pa u vene re, pa u ndjere dhe nuk do jete kurre gezimi i nje brezi te neveritur, te abandonuar, te persekutuar dhe te vetmuar sic jane pensionistet....

    Përgjigju
    • Beci Elb: 17/09/2025 07:41

      Reshati esht nje nga ato ikona qe sarrihen dot mo jan te pa perseritshem jan gjithmon legjenda mesazhet qe jep ai jan per paqe dhe vllazerim pa inate e sherre tamam duam nji demokraci te vertet pa vjdhes pa te korruptum dhe pa kriminel per njerez qe ti sherbejn shoqeris dhe 100 I madhi Reshat Arbana

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?