Sulmuesi i Barcelonës Joao Felix ka shkaktuar shumë zemërim tek Atletico Madrid, klubi që ende ka pronësinë e kartonit të tij. Në ndeshjen e fundjavës së kaluar mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, futbollisti zëmeroi më shumë tifozët e klubit pasi bëri deklarata për stilet e lojës së dy skuadrave.
Ai shënoi golin e fitores dhe ndryshe nga sa pritej, ai festoi para tifozëve të Atletico Madrid me qëllim për t’i zemëruar.
Duke marrë parasysh të gjitha këto pika, Alberto Garcia, i cili është zëdhënësi i Unionit Ndërkombëtar të Klubeve Mbështetëse të Atletico Madridit, ka lëshuar një deklaratë drejtuar 24-vjeçari, ku ai foli në emër të entitetit, raportoi “Sport”.
“Tani rezulton se ai ka qenë tifoz i Barcelonës që kur ishte fëmijë dhe i feston golat a thua se po luajmë për titull. Ishte goli i tij i dytë në La Liga, nuk është se po kalon një sezon të mrekullueshëm. Është mosmirënjohje dhe mosrespektim ndaj një baze tifozësh që ka qenë e tij dhe e ka trajtuar mirë. Ai ka krijuar një atmosferë armiqësore për Metropolitanon dhe ne nuk duam ta shohim përsëri me fanellën e Atletico Madrid. Ai nuk e meriton (klubin) dhe nuk e ka kuptuar këtë klub apo këta tifozë”.
Atletico Madridi do të presë Barcelonën më 17 mars në “Wanda Metropolitano” dhe mbetet të shihet se cila do të jetë pritja e tifozëve për Joao Felixin.