Seker(Sheker) Arslan, ka festuar ditëlindjen e saj të 119 duke pretenduar të jetë personi më i vjetër në botë dhe suksesin e çdo gjëje ajo ia dedikon dietës së saj të yndyrshme me gjalpë dhe djathë.
Seker Arslan e festoi ditëlindjen e saj e rrethuar nga familjarët e saj në qytetin verior të Amasya dhe në kartën e identitetit shkruhet se ajo ka lindur më 27 qershor të vitit 1902.
Ajo festoi ditëlindjen të dielën e rrethuar nga nipërit dhe mbesat e saj, në Amasya të Turqisë.
Familjarët i kishin përgatitur një tortë qirinjtë esë cilës tregonin 120 vjeç, por në fakt ajo mbushi 119, por nëse verefikohet e saktë, gruaja do btë thyejë brekordin e moshës duke u bërë personi më i moshuar në botë.
Zonja Arslan ka 6 fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe mendohet ta ketë trashëguar jetëgjatësinë nga e ëma e cila jetoi gjithashtu deri 110 vjeç.
Vajza e saj, Serap Yueksel ia dedikon jetën e gjatë të nënës së saj të ushqyerit me prodhime natyrale si, gjalpë, djathë e mjaltë.
“Gjalpi, djathi dhe mjalti nuk mungojnë në tavolinë. Ajo e zë kosin vetë dhe akoma e ha një vezë të zierë çdo mëngjes”.
Pavarësisht kësaj, ajo është e rrethuar nga të afërmit, pasi jeton me vajzën e saj, dhëndrin dhe dy nipërit e mbesat
Serap tha se e vetmja keqardhje e nënës së saj ishte që nuk kishte ende ndonjë stërnipër.