Politikë

Feston 61-vjetorin, Rama pritet në PS me duartrokitje e lule (VIDEO)

4 Korrik, 09:59| Përditesimi: 4 Korrik, 10:03

  • Share

Shefi i qeverisë feston sot 61-vjetorin. Edhe pse ka ditëlindjen, kryesocialisti ka vijuar sot një tjetër mbledhje me deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë.

Në selinë rozë, kreut të PS i kishin rezervuar një ‘surprizë’ për ditëlindje, ku u prit me duartrokitje dhe një buqetë me lule.

Rama e nisi karrierën politike në vitin 1998, ku u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Një post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Që prej vitit 2013 ai është kryeministër i Shqipërisë dhe në zgjedhjet e 11 majit fitoi mandatin e katërt.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?