Feston me flamurin shqiptar edhe pse garon për Gjermaninë, Robin Krasniqi shpallet kampion bote në boks (VIDEO)

11 Tetor 2020, 11:08| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 13:52

  • Share

Robin Krasniqi është i pari boksier shqiptar që shpallet kampion botë në këtë sport. 33-vjeçari që lufton për Gjermaninë është ndeshur me Dominik Bozel, një tjetër gjerman që ishte mbajtësi në fuqi i titullit WBA dhe IBO për peshat e mesme.

Pas dy raundëve ku boksimi dukej mes të barabartëve Krasniqi bëri diferencën në të tretin. Shqiptari fillimisht hodhi me një goditje në tapetin e ringut Bozel, por ky i fundit me vështirësi i mbijetoi. Në këto kushte Krasniqi tentoi të përfitonte nga shoku i kundërshtarit dhe shpejt e rrëzoi për herë të dytë, duke e mposhtur me ‘koncok-out’.

Festë e papërmbajtur për 33-vjeçarin, që me këtë arritje bëri krenar kudo shqiptarët nëpër botë. Madje, edhe pse lufton për Gjermaninë, festën e bëri me flamurin shqiptar.

Robin Krasniqi lindi në Prishtinë në vitin 1987, ndërsa në vitet e luftës me Serbinë emigroi drejt Gjermanisë me familjen.

Ora 13:33
‘Shqipëri e madhe’, kënga me të cilën Krasniqi hyri në ring para se të fitonte titullin kampion bote (VIDEO)

Robin Krasniqi bëri krenar të gjithë shqiptarët me arritjen e tij duke u shpallur kampion bote për peshat e mesme në boks në kategorinë WBA dhe IBO, por si të mos mjaftonte kjo detaje të tjera interesante janë zbuluar.

Edhe pse ai lufton për Gjermaninë në ring është futur me këngën shqiptare ‘Kuq ezi je ti’. Në teksin e këngës së njohur thuhet: ‘Se ne jemi një komb, Shqipëri e madhe’.

Për më shumë, edhe në fund, teksa merrte titujt Krasniqi festoi me flamur shqiptar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 11/10/2020 20:31

    BRAVO nje kosovar esht krenar qe esht shqiptar,ndyshe nga disa nga tirana ne austri qe kan turp te thon jam shqiptar e thon jemi italian (se dine 5 llafe italisht).

    Përgjigju
    • Afrim: 12/10/2020 02:27

      Haxhi Krasniqi lindi në Junik e jo në Prishtinë sidoqoft Urime Fitoren Champ

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?