Politikë

Feston sot 73-vjetorin, Balla uron Fatos Nanon: Mirënjohje për kontributin vendimtar në kohë të vështira

16 Shtator, 12:35| Përditesimi: 16 Shtator, 12:42

  • Share

Foto: Fatos Nano dhe Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar me rastin e ditëlindjes Fatos Nanon, një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.

“Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos. Mirënjohje për kontributin vendimtar në ato kohë të vështira kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e socialistëve shqiptarë, duke e bërë Partinë Socialiste të Shqipërisë unikale mes partive politike në Shqipëri,” shkroi Balla në rrjete sociale.


Lajmi kryesor:

Rama uron Nanon për 73-vjetorin e lindjes: Lider historik i PS! Ka meritë të madhe në rrugën evropiane, e ktheu partinë në një forcë me sy e zemër nga Evropa


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?