Receta

Feta buke të pjekura me vezë dhe djathë nga zonja Albana

16 Korrik, 11:13| Përditesimi: 16 Korrik, 11:14

  • Share

Feta buke të pjekura me vezë dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 bukë e bardhë (e prerë në feta)
  • 3 vezë
  • 50 ml krem qumështi
  • 200 gr djathë pice
  • Kripë, erëza të freskëta sipas dëshirës

Përgatitja:

Rrahim vezët me pirun me pak kripë. Shtojmë krem qumështi dhe erëza të freskëta sipas dëshirës të grira hollë. Grijmë djathin në rende të trashë. Zhytim fetat e bukës në përzierjen me vezë dhe i vendosim në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. Sipër çdo fetë buke shtojmë djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C, derisa bukët të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.

Këshilla nga Albana: Shërbehen të nxehta për më shumë shije! Janë të përsosura për mëngjes, darkë të lehtë ose me supë. 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?