Moment nga ndeshja Leicester-Roma

Feynord hedh një hap drejt finales së Tiranës, Roma-Leicester ende pa favorit! Në Europa League shkëlqejnë gjermanët

29 Prill 2022, 12:48| Përditesimi: 29 Prill 2022, 12:51

  • Share

Feynord është skuadra që ka bërë hapin më të madh drejt finales së Tiranës në Conference League që zhvillohet me 25 maj. Skuadra holandeze ka mposhtur 3-2 Marseille në një ndeshje plot spektakël që u zhbllokua në minutën e 18 nga vendasit. Pjesa e parë u mbyll 2-2, ndërsa golin e fitores për holandezët e realizoi Dssers, i cili shkëlqeu në këtë ndeshje me ‘dopietë’.

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër mes Leicester dhe Romës është mbyllur me shifrat 1-1. Skuadra italiane e drejtuar nga Mourinho realizoi e para me Pellegrini-n në minutën e 15, ndërsa për pjesën tjetër të lojës dominuan anglezët. Pas një këmbëngulje të gjatë ‘dhelprat’ barazuan në minutën e 67, ndërsa kualifikimi ashtu si në Feynord-Marseille do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit.

Sakaq në Europa League Leipzig siç pritej ka fituar kundër Rengers, por falë mbrojtes së hekurt skocezët nuk pranuan më shumë se një gol. Autori ishte Angelino në minutën e 85 të sfidës.

Në gjysmëfinalen tjetër sërish fituese ishte një skuadër gjermane me Eintracht Frankfurt që ia doli 1-2 në Londër kundër West Ham.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?