Fibank ka kombinuar interesat e larta për depozitat me një mundësi tjetër shumë të rëndësishme për klientët, lirshmëria e fondeve. Për të gjithë depozituesit që dëshirojnë të kenë fondet e tyre në dispozicion pa asnjë kufizim dhe të marrin interes të lartë, “Depozita e Hapur” është produkti i duhur.
Norma interesi nga më konkurrueset në treg, deri në 6.5% në LEK, deri në 4.5% në EURO dhe USD. Nuk kërkohet shumë minimale për këtë llogari duke i lejuar të gjithë depozituesit të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të rrisin kursimet e tyre pa asnjë kufizim.
Depozita e Hapur jep mundësinë e menaxhimit te kursimeve sipas qëllimeve dhe dëshirave personale. Normë interesi që rritet progresivisht çdo muaj, kombinuar me fleksibilitet, një avantazh shumë i mirë pasi mund të depozitoni ose tërhiqni në çdo moment pa humbur interesat e fituara.
Ky produkt është një nga më të mirët e ofruar mes shumë produkteve të tjera interesante dhe inovative që janë pjesë e zhvillimit të biznesit të Fibank, duke synuar kombinimin e tipareve më të mira ne funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të eksperiencës së klientëve.