Bashkia Pustec

Fibank sponsorizon Bashkinë Pustec me qëllim nxitjen e turizmit në këtë zonë

26 Gusht 2022, 15:38| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 16:20

  • Share

Fibank mbështet vazhdimisht objektivat e zhvillimit social në vend përmes projekteve që sjellin vlerë të shtuar afatgjatë. Një prej ketyre iniciativave është rikonstruksioni i një varke ne pronësi të bashkisë Pustec. Kjo varkë përdoret në liqenin e Prespës, një vend shumë i bukur dhe interesant ku ka shumë hapësirë ​​për rritjen e turizmit.

Bashkia Pustec është pjesë e qarkut të Korçës dhe ndodhet në Parkun Kombëtar të Prespës në anë të liqenit të Prespës, një liqen i bukur i ndarë midis tre vendeve Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi.

“Personalisht, më pëlqen kjo zonë për bukurinë e saj natyrore dhe lidhjet me disa fakte historike. – thotë CEO i Fibank Bozhidar Todorov

Liqeni i Prespës së Madhe dhe ishulli i Maligradit me shpellat dhe shkëmbinjtë e tij, plazhet ranore dhe shkëmbore dhe veçanërisht kisha e famshme e Shën Mërisë, një monument kulturor i ndërtuar në vitin 1369, e bëjnë atë një atraksion turistik shumë të veçantë. Pikturat unike të afreskeve të vjetra si dhe mbetjet arkeologjike dëshmojnë vendbanime shumë të hershme në këte ishull.”

Fibank mbetet shumë e përkushtuar për të mbështetur këtë fushë dhe jo vetëm, duke pasur parasysh përgjegjësinë mjedisore të korporatave, potencialin e mirë për turizmin dhe faktin që nuk ka shumë zhvillime në këtë drejtim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paradoks: 27/08/2022 01:57

    Ekziston një pustec dhe nuk ka një Shengjin si bashki!! Hajde merre vesh kete jetë , e kete politike !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?