Miliona euro dëme, endoskopia e pacertifikuar, pediatria në rrezik shembjeje… Shkeljet që gjeti raporti i KLSH në QSUT në Tiranë

27 Mars, 17:32| Përditesimi: 27 Mars, 22:17

  • Share

Zjarri i 11 shkurtit të kaluar që solli mungesën e shërbimeve për 44 ditë nuk ishte problem i vetëm i mosfunksionimit të Urgjencës së re në QSUT së Tiranës.

Në QSUT duket se shkeljet kanë qenë në vazhdimësi, ndërsa një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i përqendruar në auditim në vitin 2022 ka evidentuar abuzime me fondet dhe tenderat, që kanë sjellë dëme disa miliardësh. Fico u emërua në krye të QSUT-së që në dhjetor të vitit 2021.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të përfunduar në fund të vitit 2023, u tregua shumë kritik me menaxhimin financiar të QSUT, duke evidentuar disa nga shkeljet dhe një ndër më të rëndat është përfundimi që kabineti i endoskopisë në Spitalin e ri në Qendrën spitalor Universitare Nënë Tereza nuk është i certifikuar.

Endoskopia e pacertifikuar

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se kompania që ka fituar tenderin në vitin 2022 për instalimin e pajisjes endoskopike nuk ka tagrin ligjor dhe teknik për ta kryer këtë proces.

Sipas KLSH mosmbajtja e raportit të instalimit, funksionimit dhe trajnimit të stafit mjekësor, jo vetëm është shpenzim që nuk ia ka arritur qëllimit, por është risk i lartë për kryerjen e këtij shërbimi kaq të rëndësishëm për jetën e pacientëve.

 “Pajisjet janë të pashoqëruara me certifikatën e origjinës dhe raportet e testeve.  Vlera 17,184,000 lekë përbën dëm ekonomik për QSUNT-në dhe Buxhetin e Shteti dhe duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria “A.” sh.p.k. Ndërsa dëmi shëndetësor ndaj pacientëve është i pallogaritshëm (pra shumë herë më i madh), pasi shërbimi ndaj pacientëve me këtë pajisje të asambluar në Shqipëri nga persona të palicensuar, pajisje pa kalibruar, pa raport instalimi dhe funksionimi, pa raport trajnimi për personelin, pa manuale shërbimi dhe përdorimi, pa raportet e testeve  është me risk të lartë për shëndetin e pacientëve”

Raporti i KLSH për Endoskopinë 
 

U dëmtua nga tërmeti, urgjent masa për Pediatrinë

Pediatria infektive, investimi në të cilën ka kushtuar mbi 266 milionë lekë të vjetra, rrezikohet nga tërmeti dhe nuk është e sigurt. Në këtë përfundim ka arritur KLSH ndërsa thekson se pasi u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 ndërsa projektuesi ka rekomanduar puntelimin dhe nxjerrjen nga puna të komplet katit të dytë teknik të objektit. Në mënyrë që të zgjidhen problematikat kryesore të ndërtesës, opsioni përfundimtar i sugjeruar nga projektuesi për Spitalin e Pediatrisë parashikoi zgjatjen e jetëgjatësisë së objektit ekzistues deri në 2 -3 vjet dhe më vonë ndoshta rikonceptimi i një objekti të ri, me prishjen e objektit ekzistues.

Por sipas KLSH ka pasur një oponencë teknike të realizuar nga Instituti i Ndërtimit, që ka paqartësi ose mos dhënie e përfundimeve të sakta të oponencës teknike. Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se rikonstruksioni është  është bërë në kundërshtim me Kushtet teknike të Projektimit

“Në opinionin e grupit të auditimit, zgjidhja teknike dhe situata aktuale e godinës paraqitet një rrezik shumë të madh në rast të një tërmeti tjetër brenda një periudhe dyvjeçare (e cila ka kaluar), ku ambienti shfrytëzohet për hospitalizimin e fëmijëve. Gjithashtu, zgjidhja e dhënë në projekt me puntelimin e katit të fundit nuk zgjidh ose përforcon muret perimetralë mbajtës, të cilët kanë pasur shkëputje në një zonë me muret ndarës të brendshme. Pra ky investim nuk ka arritur zgjidhjen e qëndrueshmërisë së godinës edhe në rastin e menduar prej 2 vitesh me puntela (ku mbahet soleta), ku nuk është menduar zgjidhja e qëndrueshmërisë së mureve perimetralë, çka do të kërkojë rikonstruksionin e plotë të godinës”

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon reagim urgjent dhe masa të menjëhershme për ngritjen e një grupi teknik me specialistë të fushës për përcaktimin e integritetit strukturorë të godinës.

 “Nga Drejtori i Përgjithshëm i QSUNT, të prezantohet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale risku i lartë i qëndrueshmërisë së godinës së Pedriatrisë Infektive, i ardhur si pasojë e mos korrigjimeve të projektit, duke i kërkuar Ministrisë së linjës të merren masa të menjëhershme për ngritjen e një grupi teknik me specialistë të fushës për përcaktimin e integritetit strukturorë të godinës, si dhe funksionalitetit operacional të saj në shërbim të pacientëve. -Nga QSUNT dhe MSHMS, në të ardhmen të merren masa që çdo investim të vlerësohet rëndësia e ruajtjes së integritetit strukturor të godinave, duke përcaktuar dhe vlerësuar kapacitetin sizmik dhe metodikat për riaftësimin strukturor të tyre, në mënyrë që të moskeqmenaxhohet vlera për investime dhe rikonstruksione të objekteve spitalore”, thuhet në raport.

Raporti i KLSH për investimin në Pediatri

Abuzime me shtretër spitali dhe mobilje

Shtretër të vjetër që blihen me çmime të kripura sikur të ishin të rinj apo edhe mobilje pa garanci, janë tendera të tjerë të evidentuar nga KLSH. Në raport thuhet se në korrik të vitit 2022, Albana Fico, në cilësinë e titullares së QSUT-së, nënshkruan kontratën me kompaninë “Biometric Albania” për  blerjen e shtretërve për pacientët për Urgjencën e Re në QSUT, e cila më pas edhe u dogj.

Nga verifikimi konstatua se 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën mbi 124 milionë lekë të vjetra nuk janë të rinj, por të përdorur. Gjithashtu ata janë të pashoqëruar me certifikatën e origjinës dhe raportet e testeve.

 “Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative, si edhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 12,480,000 lekë nga shoqëria “B.A.” shpk. Kjo vlerë është përfituar padrejtësisht nga kjo shoqëri, si pasojë e moszbatim të specifikimeve teknike në kontratë.”

Një dëm prej mbi 250 milionë lekësh të vjetra i është bërë shtetit edhe më nje tender të 15 korrikut 2022, kur u blenë mobile 1312 copë për 6 artikuj dhe nuk është nuk janë zbatuar specifikimet teknike, si dhe mobiljet janë të pa shoqëruara me certifikatën e origjinës, raportet e testeve, certifikatat e cilësisë, certifikatat e garancisë për mallrat.

Edhe për këtë shkelje të cilën KLSH e quan me nivel të lartë arrin në përfundimin se kompania përfituese ““R.A.” sh.p.k” duhet të kthejë mbrapsht paratë.

 “Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative, si edhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 25,605,000 lekë nga shoqëria “R.A.” shpk. Kjo vlerë është përfituar padrejtësisht nga kjo shoqëri, si pasojë e moszbatimit të specifikimeve teknike në kontratën “Mobilimi i Spitalit të Ri të Ndërtuar (A2), me fond limit 147,864,531 lekë pa TVSH”

Raporti i KLSH për abuzime me shtretër spitali dhe mobilje

Një vjedhje u denoncua 4 muaj me vonesë

KLSH thotë se, nga inventarizimi në Polin e Administrimit të Spitalit Polivalent, janë konstatuar 192 aktive të munguara në vlerën 21.885.993 lekë. Nga QSUNT nuk janë marrë masa menjëherë përsa i përket denoncimit në prokurori apo polici denoncim që është bërë nga Albana Fico vetëm 4 muaj më vonë.

“Bordi i spitalit të analizojë vlerën 21,885,993 lekë, vlerë e cila ka të bëjë me 192 aktive të munguara në Polin e Administrimit të Spitalit Polivalent, si dhe të evidentohen përgjegjësitë e të merret vendimi përkatës për zhdëmtim, vlerë e cila për QSUNT-në dhe buxhetin e shtetit përbën dëm ekonomik”

Në raportin e publikuar KLSH gjithashtu evidenton tendera që bëhen me urgjencë por nuk gjen arsye për t’u bërë si të tillë, vetëm për shkak të keqmenaxhimit institucional që sjell edhe shumë dëme ekonomike për buxhetin e shtetit. Raporti 400 faqe i KLSH rendit shkelje edhe në shumë procedura dhe mënyra vendimmarrjeje në QSUT, ndërsa deri në largim nuk u pa një reagim në menaxhim e ish Drejtores së Përgjithshme, Albana Fico.

Raporti i KLSH inventarizimin në Polin e Administrimit të Spitalit Polivalent

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 28/03/2024 08:24

    Eshte problem o njeres eshte problem gjigant!! Te gjithe ne syte i kemi tk SPAK,por na duhet nje SPAK me nje organike si ajo e FBI qe tu vihet pas te gjitheve ne Shqiperi,nga ta fillokne me pare keta te SPAKUT?- eshte,nga te kthesh koken, gjen nje hajdut te permasave gjigante. Shpresoj qe ta marrin ne dore si prioritet kete punen e shendetesise ne Shqiperi,sepse nuk eshte vetem Fico,eshte zinxhir aty,dhe demet qe kane bere e bejne, nuk jane vetem financiare!!

    Përgjigju
  • Jori: 28/03/2024 06:58

    Joo nuk ka mundesi, genjeni ju mediat ose KLSH

    Përgjigju
  • Iris: 28/03/2024 01:40

    Dr.Fico ishte vetem doktoreshe dhe kaq;ne krye te ketyre institucioneve duhen njerez me 3 diploma.mjekesor,juridik dhe ekonomik-adm.biznesi,ndryshe perfundojme ne situata te tilla.Po kush eshte ai qe i ploteson keto kritere?! S.d.q.nga gjetjet e KLSH duket qe ajo letra e hapur e atij zoterise se huaj,nese ju kujtohet, qe foli per gjendjen e spitaleve, paska pasur plot te verteta dhe gjetjet e KLSH jane vetem maja e ajzbergut!

    Përgjigju
  • Irma: 28/03/2024 00:23

    Dr Fico ishte drejtuesja ekselent e ketij institucioni. Eksperienca familjare me coi ne Qsut dhe nuk gjej fjale te pershkruaj disponibilitetin dhe cdo gje ne sherbim te pacientit. Nuk bleva as ilace dhe as ushqim.. ishte cdo gje ekstra dhe nuk mungonte asgje. Dr Ficon e donte gjitje stafi madje dhe ne familjaret e pacienteve qe na hapte cel ne cdi ore te dites.

    Përgjigju
  • E verteta: 27/03/2024 21:42

    Po cfare KLSH ku leviste dot Albana pa Ok e Manastirliut. Madje as nuk flisnin bashke. Shikoni kush i ka marre tenderat dhe e kuptoni. Kush i takon per dreka darka, kush shetit me jahtet e tyre dhe cfare pune ben vellai dhe badhkeburri i Manastirlut.

    Përgjigju
  • Maria: 27/03/2024 21:20

    Me vjen shume keq qe flitet ne kete menyre dhe abuzohet me copeza pa lidhje te nje raporti ku realisht ishte me i miri nder vite nga KLSH. Zj. Fico eshte doktoreshe e nderuar, zonje e fisme e mire asimuar dhe kishte ndertuar mardhenie shume te mira pune me stafin si dhe e gjindshme ne cdo rast me kefo qe kishte nevoje

    Përgjigju
    • Good: 27/03/2024 23:13

      Znj.Fico eshte nje punonjese partie e paafte

  • Maria: 27/03/2024 20:38

    Opinioni dhe njerezit e kuptojne qe Dr. Fico ska asgje ne dore sepse tenderat dhe cdo gje tjeter e ben ministria. Largimi i saj nga ky institucion u bë qe te largojne pergjegjesine nga vetja. Ministrja e re totalisht e pa qarte dhe gabim ne kete vendimarrje. Zonja te nderuara si Dr Fico i duhen ketij vendi dhe jane te rralla. Nuk mendoj se pislleqet e tyre mbyllen me largimin e saj. Dhe ju sduhet ti "bini" njerezve te tille. Tregoni te verteten. Qsut ska pare kurre drjejtim me dinjitoz dhe te suksesshem sa i Dr. Ficos

    Përgjigju
  • Rama eshte hajdut: 27/03/2024 20:27

    Po si nuk ka turp ky njeri qe vjedhe majtas dhe djathtas. Qeveria me e korruptuar

    Përgjigju
  • Artur: 27/03/2024 19:41

    Mbase vete dhe kjo te Spaku, apo nuk ua mban theby me ish kunatën e shokut Xhemal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?