Fidanë me kanabis të mbjellë në tokën e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Fier, një i arrestuar, procedohet inxhinieri dhe kryeplaku

18 Qershor 2020, 17:02| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 17:04

  • Share

Policia e Fierit ka zbuluar se në tokën e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë kanabis sativa. Në pranga u vu një 35-vjeçar me iniciale J.G banues në Dërmënas si autorë i dyshuar i mbjelljes së fidanëve.

Gjithashtu u procedua penalisht për moskallëzim krimi, kryeplaku i fshati Grykë, shtetasi T. Ç., 58 vjeç, si edhe u procedua për shpërdorim detyre  inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike",  "Moskallëzim krimi" dhe "Shpërdorim detyre".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?