Sociale

Fier/ 101-vjeçarja nuk gjen emrin në listë, flet i biri: Dua që nëna ime të votojë! 

11 Maj, 12:42| Përditesimi: 11 Maj, 14:23

  • Share

Një 101-vjeçare nga Fieri nuk mund të votojë dot për shkak se nuk gjen dot emrin në listë. Për personat në këtë moshë duhet të ndiqet një procedurë që të paraqitet në gjendje civile për t’u përfshirë në lista. 

Djali i saj, Isuf Nuhaj bën apel për zgjidhje duke thënë se dëshiron që nëna e tij të votojë.

“Kam nënën 101 vjeçe që në orën 7 të mëngjesit. U futëm te shkollën “Naim Frashëri” s’e ka emrin në asnjë vend. Ma bënë të çregjistruar në një kohë kur ajo është gjallë. Vajta në gjykatë, më thanë duhet të shkosh në gjendje civile për të marrë një vërtetim. Administratorja e lagjes nuk ishte atje. Mua më vjen keq për nënën, tani nuk po gjej mundësinë.  Nuk di ku ta zgjidh. Unë votova, edhe nëna aty gjithë jetën ka votuar. Nuk e prisnim një problem të tillë. Nuk figuron asnjë gjë”, tha i biri.  


 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?