Një 18 - vjecare është vetëplagosur pasditen e sotme me armë zjarri në lagjen “Liri Gero” në Fier.
Sipas burimeve të Report Tv, e reja me inicialet A. G, është transportuar menjëherë në Spitalin e qytetit. Vajza aktualisht është e vetëdijshme dhe ka dhënë deklaratën e saj para uniformave blu
Ajo është dëmtuar në pjesën e barkut, por fatmirësisht ka mbërritur në kohë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për sqarimin e plotë të ngjarjes po merren në pyetje dhe familjarët.
Shkaqet që e kanë çuar 18- vjeçaren drejt këtij akti, ende nuk dihen.
"Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë). Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.