FIER - Një pushues në plazhin e Semanit është shpëtuar nga mbytja sot prej shërbimeve të patrullës së kufirit.
75 vjeçari K.K., u konstatua prej patrullës së Rendit Publik rreth 200 m larg bregut në vendin e quajtur ‘Kulla e Ujit’, teksa po kërkonte ndihmë.
Atij iu dha ndihma e parë, e më pas u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
'Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur "Kulla e Ujit", në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.
Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.', njofton policia.