Kronikë

Fier/ 23-vjeçari përplas për vdekje me makinë këmbësorin

29 Maj, 12:05| Përditesimi: 29 Maj, 12:10

  • Share

Fier- Një aksident me pasojë me vdekje është shënuar mesditën e sotme në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’, Fier.

Enilson Driza ka përpalsur për vdekje me makinë një këmbësor të identifikuar si Vasil Furari.

I riu është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur "Zogu i Zi", automjeti me drejtues shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. F., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?