Foto ilustruese

Fier/ 23-vjeçarja denoncon 2 të rinjtë: Më kërkuan pasurinë dhe më përdhunuan

13 Maj 2020, 16:56| Përditesimi: 13 Maj 2020, 16:59

  • Share

FIER- Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi janë denoncuar nga një 23-vjeçare për përdhunim dhe kërcënim për dhënie pasurie. bëhet fjalë për 26-vjeçarin me inicialet, M. G., i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit dhe 25-vjeçarin O. A.,.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ka qenë 23-vjeçarja që ka bërë denoncimin në polici, duke pretenduar se në datën 5 prill është përdhunuar në shtëpinë e një nga djemve në Fier.

Ndaj dy të rinjve, si autorë të dyshuar rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie" e kryer në bashkëpunim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ka familje: 13/05/2020 17:44

    Kjo tja boj vete gjygjesi dhe te mesojne te tjeret me shqiperi cadote thot te perdhunosh nje femer. Ose shkoj e perdhunoj nonat e tyre ose motrat dhe ta kuptoj keta jashtetokesor Sesi do ndjehet.perketa lloj mostrash duhet denimi me vdekje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?