Një rast agresioni ndaj një avokati ka ndodhur në Fier, i cili është kanosur dhe sulmuar fizikisht.
Avokati 59-vjeçar A.K. u kanos dhe u godit fizikisht brenda zyrës së tij nga 49-vjeçarja Valbona Xhelali. Kjo e fundit është arrestuar nga policia.
Siç sqarojnë uniformat blu, avokati përfaqëson djalin e agresores në një proces gjyqësor që ai zhvillon ndaj prindërve.
Njoftimi i Policisë Fier:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.
Komente
