Ura e Mbrostarit në Fier, një nyje e rëndësishme nacionale që kalon mbi lumin Seman, ka pësuar dëmtime të rënda. Edhe pse pjesa e përparme e saj i është nënshtruar ndërhyrjeve pak muaj më parë, nuk është plotësisht funksionale.
Dy janë zgjedhjet që kanë drejtuesit e automjeteve: Ose ta përshkojnë këtë urë me shpejtësi, ose ta ndalin pothuajse plotësisht automjetin, duke u bërë burim aksidentesh.
Shmangia e përdorimit të Urës së Mbrostarit është pothuajse e pamundur. Levani, Ballshi,Patosi dhe Roskoveci lidhen me veriun e vendit vetëm nëpërmjet kësaj ure. Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve thonë se ndërhyrjet në urë nuk duhet të jenë të pjesshme.
Pjesë e një aksi nacional, Ura e Mbrostarit është në kompetencat e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Përveç dëmtime që ka pësuar në gjatësinë e saj dhe në parmakët mbrojtës, problem tjetër është një greminë, përreth të cilës nuk ka harqe mbrojtëse, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve.
Futi dhe ca miliona euro se nuk jane nginjur.
Përgjigju