Foto ilustruese

Fier/ 65 vjeçari bie nga skela gjatë punës në një fabrikë për përpunimin e vajit

8 Shkurt, 15:22| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:34

  • Share

Një 65 vjeçar në Fier ka rënë nga skela gjatë punës në një fabrikë për përpunimin e vajit.

Më pas siç njofton policia ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:40, dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan. Si pasojë, ai është dërguar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?