Një 70 vjeçar është plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesën ku ai jetonte. Ngjarja është regjistruar në fshatin Manekaj të Patosit.
I moshuari është paraqitur rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, për të marrë ndihmë mjekësore.
Shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij, informoi sot policia e Fierit.
I moshuari po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Komento