Fier, u vra me plumb në kokë në sy të gruas, Ahmet Toska përcillet në banesën e fundit/ Dy pistat e hetimit

27 Tetor 2020, 15:43| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 15:50

  • Share

FIER- Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit 50-vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mëngjesin e djeshëm teksa përcillte gruan e tij për në furrën e bukës ku ajo punonte.

Familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të flasin për mediat, ndërkohë burime për Report Tv thonë se dy janë pistat e hetimit nga policia, hakmarrja dhe konflikti për pronat.

Policia ka dyshime se 50-vjeçari Toska mund të jetë vrarë për hakmarrje pasi daja i tij ka kryer një vrasje para disa vitesh, ndërkohë pista e dytë e hetimeve është konflikti për pronat brenda familjes, pasi janë 4 fëmijë, dy nga nëna dhe dy nga babai.

Punonjësi i karburantit, 50-vjeçari Tosk njihej nga banorët si njeri i qetë dhe pa probleme.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?