Kronikë

Fier/ Aksident i rëndë në aksin Fier-Ballsh, tre të mitur të plagosur, dy në gjendje të rëndë (VIDEO)

20 Qershor, 22:26| Përditesimi: 20 Qershor, 22:57

  • Share

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin “Fier–Ballsh”, në afërsi të fshatit Plyg. Sipas informacioneve paraprake, një 15-vjeçar nga fshati Mbyet, i cili drejtonte një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e mitur, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç, gjithashtu banues në Mbyet. Të tre të miturit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy pasagjerët ndodhen në sallën e operacionit për shkak të plagëve më të rënda që kanë marrë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim. 

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?