Kronikë

Fier/ Aksident i trefishtë në 'Qafën e Koshovicës', plagosen dy pasagjerë, transportohen në spital (VIDEO)

28 Shkurt, 22:29| Përditesimi: 28 Shkurt, 22:52

  • Share

FIER-Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër rrugor Fier - Vlorë në vendin e  qujatur “Qafa e Koshovicës”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë qenë me drejtues: B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.

Dy prej tyre kanë qënë mjete tip BMW, të cilat ishin duke udhëtuar në drejtim të Fierit, ndërsa Volzvagen Polo ka qenë me drejtim lëvizje drejt Vlorës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy prej pasagjerve që ishin në njërin prej mjeteve.  Ata janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonale Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jasht rrezikut për jetën.

'Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit Artan Sulaj, 50 vjeç dhe Klodjan Çelaj, 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia. 

Në vendngjarje ka shkuar policia e qarkullimit rrugor por të mundësuar kalimin  e automjeteve që krijuan trafik për shkak të aksidentit si edhe ekspertë të krminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së këtij aksidenti.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?