Fier- Tre persona janë marrë nën akuzë, mes të cilëve një i arrestuar, një i shpallur në kërkim dhe një tjetër nën hetim, për krimet e aksidentit në gjendje të dehur, vjedhjes dhe dëmtimit të pronës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor njoftuan sot (3 mars) se arrestuan në flagrancë Laurent R., 36 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po kështu u mor nën akuzë edhe R. M., 58 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 47-vjeçareje.
ndërsa u shpall në kërkim A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 monopatina elektrike të një 62-vjeçari.
Dosja për të tre ngjarjet i kaloi prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme proceduriale.
Komente
