Fier- Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme, në aksin e vjetër Levan-Mifol, në vendin e quajtur Ferras.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Një banor i zonës, dëshmitar i ngjarjes, tha se fillimisht kujtoi se mos ishin persona të njohur dhe më pas panë se kishte rënë makina në kanal, duke u dhënë ndihmën e parë.
“Menduam mos ishin familjarë tanët. Pamë makinën e përmbysur dhe u dhamë ndihmën e parë, i nxorrëm nga makina pasi dyert ishin të mbyllura. Italiani kishte dalë vetë, kurse gruaja dhe plaka ishin brenda. Erdhi ambulanca i mori dhe i dërgoi në spital”, tha dëshmitari për Report Tv.
Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe rrethanave se si autovetura doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Komente
