Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier, ku një automjet ka përplasur dy të moshuar teksa po kalonin në vijat e bardha.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore dhe, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Komento
Komente
