Fier- U përfshinë në aksidente dhe drfejtonin mjetet në gjendje të dehur, arrestohen brenda pak orëve 4 drejtues mjetesh.
Policia Rrugore e Fierit bëri me dije sot se ka vënë në pranga shoferët Roland Rrushi, Ilirjan Çuko, Hekuran Bezati dhe Euklid Doko, nën akuzat për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe në gjendje të dehur.
Ngjarjet kanë ndodhur të gjitha ditën e djeshme, me pasojë 2 të plagosur dhe dëme materiale.
I pari u ndalua 59-vjeçari Rrushi, banues në Levan, pasi dje në qytetin e Fierit, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale. Kurse Çiko, 38 vjeç, banues në fshatin Germenjë, Divjakë, teksa drejtonte, po dje, automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale.
I treti u prangos 53-vjeçari bezati, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Fiershegan-Thanë, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues F. H., 65 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 65-vjeçari dhe pasagjerja, shtetasja N. H., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
I fundit u arrestua 36-vjeçari Doko, banues në Fier, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Komente
