FIER - Është arrestuar këtë të enjte Ilir Pujo, shoferi i automjetit “Volkswagen” që aksidentoi dje për vdekje në Levan, Luftar Braçen, i cili qarkullonte me një mjet tip “Skoda”. Si pasojë e përplasjes së fortë, u plagosën edhe 4 pasagjerë të cilët ndodheshin në 2 automjetet.
"Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te rrethrrotulli i fshatit Levan, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi K. B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë humbi jetën. Gjithashtu, nga aksidenti u dëmtuan shtetasi I. P. dhe 4 pasagjerë në 2 automjetet, ku 2 prej të cilëve pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë",- njofton policia.
51-vjeçari Luftar Braçja, emigrant në Itali, ishte kthyer për pushime në atdhe, por fatkeqësisht humbi jetën në aksident rrugor, pa asnjë faj.
Aksidenti u shënua dje rreth orës 11:00 në rrethrrotullimin që lidh ByPassin e Fierit me Levanin.
Braçja drejtonte makinën “Skoda”, kur u godit nga pas nga një “Volkswagen” që lëvizte me shpejtësi.
Në automjetin Skoda ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila mbeti e plagosur.
Goditja ishte tejet e fortë. Asnjë shenje frenimi në asfalt. Të dyja makinat përfunduan jashtë rruge, ndërsa të lënduarit, e shtrirë në xhade, pritën për disa minuta ambulancën.
Komente
