Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Aksidenti te ‘Qafa e Koshovicës’, Policia: 45-vjeçari i ndërpreu rrugën automjetit tjetër, arrestohet

10 Gusht, 10:05| Përditesimi: 10 Gusht, 10:07

  • Share

Fier - Policia e Fierit ka vendosur në pranga shoferin 45-vjeçar i cili para dy ditësh shkaktoi një aksident në vendin e quajtur ‘Qafa a Koshovicës’.

Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se dyshohet se Michele Angelo i preu rrugën makinës ‘Benz’ ku mbetën të lënduar 4 persona.

Pas aksidentit 45-vjeçari banues në Itali u largua nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur në datë 08.08.2025, në vendin e quajtur "Qafa a Koshovicës", ku mbetën të dëmtuar katër shtetas, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., i cili është larguar nga vendngjarja. Në përfundim të veprimeve procedurale specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 45 vjeç, banues në Itali, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?