Kronikë

Fier/ Akuzë se ngacmoi mbesën, gjyshi në qeli! Babai vajzës: Sajesë e ish-gruas për kujdestarinë

26 Prill, 17:23| Përditesimi: 26 Prill, 17:40

  • Share

Një 55-vjeçar u arrestua në Fier, i denoncuar nga ish-nusja e djalit, se ka ngacmuar seksualisht mbesën 5 vjeçe. Babai i të miturës, mohon akuzat për të atin. Sipas tij e gjithë historia është sajuar nga ish-bashkëjetuesja për të marrë kujdestarinë e vajzës që e braktisi 6-muajshe.

Një burrë 55-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, vajzën 5-vjeçare të djalit. Denoncimi u bë në polici nga nëna e fëmijës, e ndarë me babanë e vajzës.

Ky i fundit në një prononcim për mediat, e quan të gjithën një sajesë të ish bashkëjetueses së tij, e cila siç ai tregon e ka braktisur vajzën kur ishte 6 muajshe.

"Për mos ta çuar në jetimore, e kam marrë nën kujdestarinë time. Në kushte të vështira ekonomike. U kam thënë prindërve, që vajza vërtetë është e imja, por sot e tutje ajo është e juaja. Kontributi im do jetë në vlerë monetare, se detyrohem që të largohet që të punoj. Afrimitetin që ajo ka me atë, nuk ka shans që ta ketë as me mua dhe as me njeri tjetër."-thotë babai.

Sipas babait të vajzës, nëna e ka takuar të voglën 2 ditë më parë në një hotel në Fier ku qëndroi dhe aty pretendohet se 5-vjecarja t’i ketë rrëfyer që gjyshi e ngacmon.

Nuk e di në quhet ngacmim ta fërkosh vajzën nga kurrizi, dhe ta ngresh në krahë e ta puthësh. Apo edhe mua do më quajnë ta ngacmoj vajzën time që e ngre në krahë, e puth e kafshoj nga barku apo kurrizi.

Sipas babait të vajzës, kjo sajesë me akuza të turpshme nga nëna, është bërë në mënyrë që të përfitojë kujdestarinë e fëmijës.

"Kam dy net që po e gënjej që do vijë gjyshi, se vajza ngrihet natën nga gjumi, qan. Se lidhjen që kanë atë me të dy është zor që ta gjesh."-thotë babai

Të shokuar nga kjo ngjarje janë të gjithë bashkëfshatarët të cilët thonë se nuk e njohin për njeri të tillë, 55-vjeçarin.

"Unë e njoh që në fëmijëri, vijnë këtu tek mua pothuajse dy herë në javë, tre herë në javë. I blen çdo gjë mbesës, që të mos shikojë nga të tjerët. Vetëm atë ves nuk e ka ai."-thotë një bashkëfshatar. 

55-vjeçari ndodhet në ambientet e komisariatit të policisë Fier në pritje të seancës gjyqësore ku do të dalë para togave të zeza.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?