Ambulanca me 5 persona del nga rruga në Fier, humb jetën pacienti, rëndë shoferi! Në Durrës furgoni përplas për vdekje fëmijën/ VIDEO

25 Maj 2020, 18:29| Përditesimi: 25 Maj 2020, 20:44

  • Share

Dy aksidente tragjike janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne, ku për pasojë kanë humbur jetën një fëmijë 8-vjeçar dhe një 62-vjeçar.

Në Fier, është përfshirë në aksident një autoambulancë, ku ka humbur jetën pacienti që po transportonte në spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Fier-Lushnje, ku ambulanca ka dalë nga rruga pasi po tentonte të parakalonte një mjet për të mbërritur me shpejtësi në spital, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Kjo përplasje ka rezultuar fatale për pacientin 62-vjeçar Nebi Marku, e ndërsa është lënduar edhe shoferi Niko Hila 55 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë pasi ka marrë fraktura në kokë. Ambulanca, me 5 persona përfshirë edhe djalin e viktimës, mjekun dhe infermierin, po vinte nga Saranda drejt Tiranës. Report Tv sjell video nga vendi ngjarjes, ku shihet ambulanca përmbys.

Ndërkohë, në Durrës furgoni përplasi një fëmijë që po udhëtonte me biçikletë, për pasojë 8-vjeçari me inicialet G.G ka ndërruar jetë. Policia arrestoi në flagrancë shoferin  e identifikuar si Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth të Durrësit. Shoferi ka qenë shumë i ngarkuar emocionalisht në polici dhe i brengosur që nuk arriti ta shmangte aksidentin.

1590424522_AMBULANCA.jpg

Ora 18:38
Aksident tragjik në Durrës! Furgoni përplas për vdekje fëmijën 8-vjeçar

DURRËS- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Jubë të Durrësit gjatë pasdites së sotme. Furgoni përplas një fëmijë që po udhëtonte me biçikletë, për pasojë 8-vjeçari ka ndërruar jetë.

Policia arrestoi në flagrancë Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth të Durrësit. Gjatë orës 16:05 duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar fëmijën me iniciale G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ora 17:17
Bulqizë/ Motori përplaset me shtyllën elektrike, drejtuesi 'fluturon në ajër', sillet me helikopter në Tiranë

BULQIZË- Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të hëne në Bulqizë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një 30 vjeçar i cili po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Goditja ka qenë shumë e fortë duke shembur shtyllën, ndërsa mjeti motorrik është shkatërruar plotësisht. 

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30 vjeçari me inicialet B.Ll, ka 'fluturuar në ajër' e më pas është përplasur me asfaltin. Ai u dërgua menjëherë nga kalmitarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 26/05/2020 05:34

    Natyrisht, në Shqipëri askush nuk i hap rrugën ambulances! Kështu që ata duhet të parakalojne! Këtu ku jetoj unë edhe me semafor jeshil ndalohen makinat, për tihapur rrugën ambulances!

    Përgjigju
  • erty: 26/05/2020 00:44

    ky eshte shtet, te vdes ambulanca

    Përgjigju
  • Lafsha: 25/05/2020 21:02

    U shojten shqiptarët nga 3-5-7 në ditë ikin për në gështenja nga aksidentet , atentatet dhe budallallëku, gjynah!

    Përgjigju
  • Toni: 25/05/2020 18:39

    Duhej te perdorej helikopteri ,,saranda eshte larg..mend per here tjeter...

    Përgjigju
  • Zari: 25/05/2020 18:35

    Hajde shofer hajde,,,KK..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?