Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Armë dhe kanabis, arrestohet 18-vjeçari nga Patosi

6 Gusht 2018, 09:52| Përditesimi: 6 Gusht 2018, 09:54

  • Share

Një 18-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga Policia e Fierit pasi i janë gjetur në banesë 30 doza kanabis sativa dhe 1 armë gjahu pa leje. Markos Berberaj, 18 vjeç, banues në Patos është i riu i ndaluar nga Policia.

Njoftimi i plotë:

I gjenden në banesë 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe 1 armë gjahu pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Markos Berberaj, 18 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale një sasi prej 30 dozash lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe një armë gjahu pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga Nenet 283/1 e 280 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?