Foto ilustruese

Fier/ Arrestohen babë e bir, ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të kokainës e heroinës

3 Qershor 2022, 13:33| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 13:37

  • Share

Babë e bir janë vënë në prangat e policisë së Fierit pasi ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Në kuadër të operacionit të koduar "Shënjestra 2", u arrestua Ilir Tafa, 50 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje me dhunë) dhe Gledis Tafa, 25 vjeç, të dy banues në Bishanak, Fier.

Në vitin 2019, në banesën e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për këta shtetas, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 30.05.2022, ka revokuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e dënuar Ilir Tafën, me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe shtetasin Gledis Tafën, me 1 vit e 6 muaj burgim.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë operacionit të vitit 2019, u arrestua në flagrancë shtetasja T. T., si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Z. T., bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?