Fier- Një person u arrestua dhe tre të tjerë u morën nën akuzë nga Policia e Fierit gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen për dhunë në familje, vetëgjyqësi dhe shkatërrim prone, ku një prej tyre është grua.
Policia prangosi të parin 35-vjeçarin me inicialet M. C., banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç. Denoncimi është bërë nga vetë e dëmtuara, teksa po verifikohen rrethanat dhe shkaqet e këtij konflikti familjar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për A. C., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Kurse në Lushnjë, efektivët e Komisariatit morën nën procedim L. P., 57 vjeçe, banuese në Krutje, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka spostuar gardhin rrethues të pronës së V. P., 65 vjeç, në një konflikt pronësie.
I fundit u shpall në kërkim E. Q., 37 vjeç banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka dëmtuar automjetin e një 33-vjeçari dhe është larguar nga vendngjarja. Ndaj tij rëndon akuza e shkatërrimit të pronës.
Komente
