Qarkullonte me pistoletë me fishek në fole, arrestohet 49-vjeçari në Fier! I dënuar 2 herë më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje (VIDEO)

5 Janar 2023, 08:56| Përditesimi: 5 Janar 2023, 09:50

  • Share

FIER - Një 49-vjeçar, i identifikuar si Shpëtim Kanda ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje. Kanda rezulton i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale "Vrasja", "Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak". 

49-vjeçar, i cilësuar si person me rrezikshmëri shoqërore, u kap në fshatin ‘Hoxharë’, dhe gjatë kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.  

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip "Benz" me të cilin udhëtonte Kanda. Në vitin 2007, qëlloi për vdekje Armand Dervishin pas një sherri për gërvishtjen e makinës në afërsi të plazhit të Darëzezës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Ora 09:43
Qarkullonte i armatosur, kush është 49-vjeçari i arrestuar në Fier! Kreu vrasje në 2007 pas sherrit për gërvishtjen e makinës

1672908403_kan.JPG

Shpëtim Kanda, 49 vjeçari që ra në prangat e policisë së Fierit akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2007. Pas një sherri për gërvishtjen e makinës, u konfliktua me Arjan Dervishin, të cilin e qëlloi më vdekje me 2 plumba në afërsi të plazhit të Darëzezës.

Dervishi, i martuar dhe me 2 fëmijë po nisej për në shtëpi pasi kaloi ditën në plazh. 300 metra larg bregut të detit, në një rrugë të ngushtë, makina e tij u fërkua me atë të Kandës, i cili nuk hezitoi të nxirrte pistoletën e ta qëllonte në kraharor duke e lënë të vdekur.

Pas vrasjes, Kanda e braktisi makinën dhe u largua me këmbë, por u kap më vonë. Për këtë ngjarje qëndroi 6 vite në burg dhe më pas u lirua me kusht.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shoku: 23/01/2023 11:14

    Lereni ta gjejne ata qe ka problemet do ti ngeli fisheku ne gojen e tij.

    Përgjigju
  • Iris: 06/01/2023 00:23

    /HOXHARA/,ju duket qe e njihni shume mire perderisa jepni info.shtese qe nuk jepen ketu.S.d.q,armembajtje pa leje,tentative vrasjeje,vrasje dhe arrestimi i sotem,dhe me kartele sic thoni ju dhe i denuar vetem 6 vjet!!! Nuk e dime nese prokuroret dhe gjykatesit me te cilet eshte perballur ky individ, kane kaluar Vetingun,por rasti konkret eshte shembull i paster i asaj qe ne gjuhen juridike perendimore quhet /TRAVESTY OF JUSTICE/,-/TALLJE E LIGJIT/e thene shqip.

    Përgjigju
  • Hoxhara fier: 05/01/2023 14:21

    Prap ka per te dal per arsye se ky eshte me kartel mjekesore ..eshte me orgjin kosovar dhe eshte totalisht i cmendur..e vetmja rrug eshte ti bejn nje gjelper ta kthejn te vobeket ,duhet patjeter te kthehet ligji gjerman gjelperen ti kthesh te vobeket se jan mbushur burgjet plot dhe po ushqehen me taksat tona …

    Përgjigju
    • noku: 05/01/2023 14:40

      Po te ishte i cmendur nuk vret per sherre ky dhe te rri me arme me vete. Po e perdorin per alibi kartelen keta. po prit prit se vonon po nuk harron

  • Murat: 05/01/2023 11:47

    Gjykatesi qe ka liruar vrasesin duhet arrestuar nga Spaku urgjentisht e sekuestruar pasurite e pa ligjeshme. Kanceri ne Shqiperi jane prokuroret e gjykatesit e korruptuar qe nuk duhet te falen kurre nga ligjet e popullit. Ato dhe vetem ato pengojne demokracine, shtetin ligjore,jeten e lire te qutetarit, pengojne punen e bizneset, ndaj goditja e spastrimi nga ky kancer duhet te jete primare per shoqerine shqiptare.

    Përgjigju
  • durim: 05/01/2023 11:41

    Sa per te qeshureshte arestuar dy here per armbajtje dhe eshte liruar..... Kjo eshte drejtesia, perseri do ta lirojne.

    Përgjigju
  • Thjesht: 05/01/2023 10:57

    Ky legeni do vrasi prap po e late te lire sic ka vrare nga frika jo nga burrnia problemi eshte qe nje plere si ky merr ne qafe njerez te mire. Turp prandaj behen njerzit kriminela ketu se del ky mbas 6 vitesh per vrasje.

    Përgjigju
  • Kopetenti: 05/01/2023 10:27

    Si është e mundur që të vrasësh një njeri kot më koti dhe pa shkak dhe gjykatat tona shkërdhata të dënojnë me 6 vjet burg. Ai duhet të dënohet minimumi 25 vjet burg që kur të dilte nga burgu mos kish fuqi dhe të ngrinte dorën. Tani duhet të gjendet gjykatësi që ka marrë kushedi sa lekë nga banditi dhe të raset në burg.

    Përgjigju
  • Gripi: 05/01/2023 10:23

    Nxirreni kete dhe futni ne burg prokuroret dhe gjyqtaret qe e kane liruar. Ku njeri ose me mire kafshe eshte i pandreqshem dhe do vrase serish. Celsat ne det maskarait.

    Përgjigju
  • Koto: 05/01/2023 10:20

    Po si ka mundesi qe ky me 2 vrasje del dhe vazhdon me arme qe te vrasi prap. Po eshte kulmi. me shume burg kane bere per gjera banale sesa ky. Turp qe i leshojne

    Përgjigju
  • jari: 05/01/2023 09:57

    qëndroi 6 vite në burg dhe më pas u lirua me kusht kjo esht drejtsi

    Përgjigju
  • Fshati: 05/01/2023 09:18

    I denuar dy here per vrasje dhe qarkullonte i lire!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?