FIER - Një avokat u arrestua nga policia në Fier pasi dyshohet se inskenonte sikur persona të ndryshëm do të arrestoheshin pas kallëzimeve që nuk përmbanin elementë të veprës penale. Kështu, përmes mashtrimit, ai i bënte njerëzit që ta merrnin avokat.
Klaudio Xhymerti, 30 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, më 8 janar 2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv" dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Klaudio Xhymerti gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.
Xhymerti është akuzuar si bashkëpunëtor edhe me dy efektivë të policisë, nën/Komisar Marjon Hasanbasha, 32 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier dhe nënkomisar Erjon Muhaj, 34 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier.
Avokati ishte arrestuar së bashku me dy efektivët në një operacion të koduar "mashtruesit", por Gjykata e Fierit kishte vendosur për lirimin e tij nga burgu, ndërsa çështja ishte dërguar në Gjykatën e Apelit në Vlorë, e cila vendosi se ndaj avokatit duhet masë arresti me burg, vendim i cili u ekzekutua sot nga policia.
Avokati i ndaluar do të hetohet më tej nga SPAK.
Ky avokat do bente shume para duke ndjekur ambulancat po te ishte ne U.S.A.
PërgjigjuKlajdi eshte flori djale. Por iqerit e vjeter slen avokatet e rinj te bejne karier po i sajojne historira e trillime qe tu shkaterojne te ardhmen.
PërgjigjuKerma fierake
PërgjigjuMeta duhet ta firmosi por nga ana tjeter edhe nuk duhet ta firmosi. Nese e firmos ben mire por edhe po se firmosi prap ben mire. Si ta firmosi si mos ta firmosi populli mendjen e ka tek kosi, kurse META RAMA LULI BERISHA E HUUU HAAAA FEMIJET JASHTME SHTETIT, NUSET JASHTE SHTETIT, LEKET JASHTE SHTETIT NGREJNE POPULLIN TE RRUAJNE SHTETIN. ME KTO MERUNI JU A E FIRMOS APO JO META. JA JU E THEM UN CFAR DHE SI DO NDODHI. KETA TE DY DO HANE KOKAT E NJERI TJETRIT.
PërgjigjuE ku mund ta dime ne se cfare mendon kryehajduti meta!
PërgjigjuDy gjera Mendon hajduti: Si te vjedhe dhe si t'ja hedhe. O po Mendon njeren o tjetren Meta. Varet nga situata.