Kronikë

Fier/ Asgjësohen 1000 fidanë kanabis në Libofshë, në pranga 63-vjeçari (EMRI+VIDEO)

30 Maj, 10:59| Përditesimi: 30 Maj, 11:08

  • Share

Fier- Policia e Fierit asgjësoi nëpërmjet djegies 1000 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa në fshatin Libofshë, në vendin e quajtur 'Gropa e Mollës'.

Ndërkohë në pranga ka rënë Aristir Marini, 63-vjeçari i cili dyshohet si kultivuesi i tyre.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të posaçëm policor, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier po kryejnë kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, shërbimet e Policisë goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Libofshë.

Në vendin e quajtur "Gropa e Mollës", u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?