FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.
Si pasojë e përplasjes raportohet për 4 persona të lënduar lehtë, shoferi i mjetit të policisë bashkiake dhe 3 të mitura, të cilat udhëtonin me autobusin. Të lënduarit janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.
'Rreth orës 08:30, në vendin e quajtur "Rotondo Sheqit", automjeti tip autobus me drejtues shtetasin M. S., është përplasur me automjetin e policisë bashkiake me drejtues shtetasin M. J. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi M. J., dhe tre pasagjere të mitura që udhëtonin me autobus, 16 vjeçe, 15 vjeçe dhe 14 vjeçe, të cilat po kryejnë ekzaminimet mjekësore, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve.
Komente

A ba si me ken psiqatrit tan venit
Përgjigju