Pamje nga vendngjarja

Kronikë

Fier/ Shpërthen në flakë automjeti në aksin Fier-Roskovec, shpëton mrekullisht shoferi

31 Maj, 14:04| Përditesimi: 31 Maj, 14:23

  • Share

Fier-Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?