Kronikë

Fier/ ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët përfundojnë në spital

8 Gusht, 20:34| Përditesimi: 8 Gusht, 20:56

  • Share

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” që drejtohej nga 44-vjeçari Egli Sadikaj ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

"Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?